Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK tregon kur do të rikthehet në operim
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve. Ky bllok u ndal nga operimi mbrëmë pas disa rrjedhjeve të ujit që u identifikuan në sistem. Aktualisht, në funksion janë katër njësitë tjera. “Njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve.
Ky bllok u ndal nga operimi mbrëmë pas disa rrjedhjeve të ujit që u identifikuan në sistem.
Aktualisht, në funksion janë katër njësitë tjera.
“Njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4 njësive aktuale gjeneruese. Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në njoftim.
Sipas KEK, ndalja e njësisë është bërë me qëllim të parandalimit të çfarëdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.
Njoftimi i plotë:
KEK NË OPERIM TË JASHTËZAKONSHËM – MBI NJË MUAJ ME 3 BLLOQE TË KOSOVËS A NË PUNË PARALELISHT
Që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A paralelisht në operim për plot 31 ditë, si vijon:
• Dhjetor: 9 ditë
• Janar:
– 1–7 janar → 7 ditë
– 15–16 janar → 2 ditë
– 21–31 janar → 11 ditë
• Shkurt:
– 1–2 shkurt → 2 ditë
Ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.
OPERIMI ME 4 NJËSI – STANDARDI I PASLUFTËS
Është shumë me rëndësi të theksohet:
(2 njësi nga Kosova A + 2 njësi nga Kosova B
GJENDJA E JASHTËZAKONSHME: OPERIM ME 5 NJËSI
Për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për siguri energjetike, nga 19 dhjetori KEK ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm duke arritur me sukses të operoje me 5 njësi gjeneruese për 30 ditë në punë njëkohësisht, duke përfshirë:
• 3 njësi nga Kosova A
• 2 njësi nga Kosova B
Ky është një operim mbi standardin normal, që kërkon:
NJËSIA A5 RIKTHEHET BRENDA PAK DITËSH
Bazuar në planifikimet aktuale:
Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend.
NJË PËRPJEKJE KOLOSALE QË MERITON VLERËSIM
Ky regjim operimi nuk është thjesht statistikë teknike.
Është rezultat i punës së pandërprerë të rreth 4,000 punonjësve të KEK, të cilët:
• punojnë në kushte të ngarkesës maksimale
• mbajnë në operim kapacitete të vjetra por jetike për vendin
• sigurojnë stabilitet energjetik në periudha kritike
KEK vazhdon të qëndrojë në krye të detyrës, duke garantuar prodhimin vendor dhe sigurinë energjetike të Republikës së Kosovës.
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS – KEK SH.A.