Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur në lidhje me një kolaps të mundshëm në Korporatën Energjetike e Kosovës. Mustafa tha në Klan Kosova se Blloku A3 i Kosovës A në Korporatën Energjetike të Kosovës, është jashtë funksionit. Ai theksoi se menaxhmenti i KEK-ut e ka zvarritur remontin kapital të këtij blloku për disa vite.…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur në lidhje me një kolaps të mundshëm në Korporatën Energjetike e Kosovës.
Mustafa tha në Klan Kosova se Blloku A3 i Kosovës A në Korporatën Energjetike të Kosovës, është jashtë funksionit.
Ai theksoi se menaxhmenti i KEK-ut e ka zvarritur remontin kapital të këtij blloku për disa vite.
“Dhe ka gjasa dhe unë po shpresoj që nuk është e vërtetë dhe shpresoj që e kam gabim. Por, ka gjasë që blloku A3 të jetë dëmtuar aq shumë në mungesë të remontit kapital, sa që të mos arrijnë ta rimëkëmbin. Shpresoj të mos jetë e vërtetë, por gjasa duken të jenë reale”, deklaroi Mustafa.