Bllokohet tentimi i kthimit të serbëve në Mushtisht (FOTO)

Mbi 300 banorë të fshatit Mushtisht kanë bllokuar rrugën në qendër të fshatit dhe kanë ndaluar autobusët e mbushur me serbë që dojnë të kthehen në fshatin Mushtisht.

Lajme

28/08/2014 12:33

(E plotësuar)

Autobusët e mbushur me serbë që kanë dashur që të kthehen në Mushtisht, janë kthyer nga kanë ardhur për të vazhduar rrugën drejt Graçanicës, kjo sipas policisë.

Teksa autobusët janë kthyer protesta ka vazhduar nga fshatarët dhe numri i tyre ka shkuar duke u rritur deri mbi 450 protestues.

Më parë serbët brenda autobusëve kanë provokuar duke dalë jashtë tyre për të ndezur cigare dhe kjo ka irrituar disa nga protestuesit që i kanë sulmuar verbalisht dhe kanë ecur në drejtim të tyre por kjo situatë është kontrolluar nga policia.

________________________________

Autobusët kanë ardhur në ora 8:00 dhe ende nuk kanë mundur që të hynë në fshat.

Protestuesit po bllokadën po e shoqërojnë më thirrjet: “UÇK, UÇK…”, “Nuk ka kthim pa transparencë”, “Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit”,”Mushtishti nuk ka vend për kriminela”.

Përkundër përpjekjes së komandatit të policisë, Arsim Berisha për të biseduar me organizatorët, ata nuk po pranojnë, transmeton “Theranda Post”.