Bllokohet puseta tek “Muharrem Fejza”, banorët në hall nga kundërmimet dhe papastërtitë
Banorët e Prishtinës vazhdimisht kanë probleme me kundërmime të tmerrshme. Ngjashëm është situate prej disa ditësh edhe në rrugën “Muharrem Fejza”. Banorët e kësaj ane assesi nuk po mund të përballojnë kundërmimet që po vinë si shkak i bllokimit të një prej pusetave. Banorët janë duke u ankuar vazhdimisht, por thirrjet e tyre kanë rënë…
Lajme
Banorët e Prishtinës vazhdimisht kanë probleme me kundërmime të tmerrshme.
Ngjashëm është situate prej disa ditësh edhe në rrugën “Muharrem Fejza”. Banorët e kësaj ane assesi nuk po mund të përballojnë kundërmimet që po vinë si shkak i bllokimit të një prej pusetave.
Banorët janë duke u ankuar vazhdimisht, por thirrjet e tyre kanë rënë në “vesh të shurdhër”.
Prej sa ditësh puseta vazhdon të jetë e bllokuar dhe pa zgjidhje për ta, transmeton lajmi.net.
Qytetarët kanë bërë edhe kërkesa tek Ujësjellësi i cili ka hequr përgjegjësinë nga vetja e së fundmi edhe një kërkesë publike në Facebook ku shfaqen të tensionuar në raport me kryetarin e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Lagjja është përMUTur
z.Perparim Rama Kryetar te Kryeqyteti Prishtina
I nderuar,
Nga ankthi se lagjja po përmbytet, ajo nga dje është PËRMUTUR!
#PUSETA tek “Hoxha Grup” përballë “Bagolinës” në rrugën “Muharrem Fejza” është bllokuar dhe tërë lagjja po kundërmon!
Ujësjellësi ka qenë por nuk ka intervenuar! S’qenka përgjegjësi e tyre!
Ka muaj, javë e ditë që po u bëj thirrje për ç’bllokim të kanalizimeve!
Kaq punë duhet të largohet përmutja reale, sepse ajo ndjesore zorr se arrini!/Lajmi.net