Bllokohet përkohësisht rruga Kijevë-Dollc
Në rrugën Kijevë-Dollc është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve që nga ora 16:00 për shkak të punimeve, specifikisht minimit të masës shkëmbore që do të bëhet. Këto punime pritet të zgjatin rreth tri orë, raporton KosovaPress. Bllokimi në hyrje të rrugës Kijevë-Dollc po bëhet nga Policia e Kosovës, të cilët po orientojnë qytetarët për rrugë…

Lajme
Në rrugën Kijevë-Dollc është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve që nga ora 16:00 për shkak të punimeve, specifikisht minimit të masës shkëmbore që do të bëhet.
Këto punime pritet të zgjatin rreth tri orë, raporton KosovaPress.
Bllokimi në hyrje të rrugës Kijevë-Dollc po bëhet nga Policia e Kosovës, të cilët po orientojnë qytetarët për rrugë alternative.
Përmes një njoftimi Ministria e Infrastrukturës tha se në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, do të ketë pengesa në qarkullim në këtë pjesë të rrugës.
Në njoftim Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje qytetarëve drejtues të automjeteve që të shfrytëzojnë rrugë alternative.
Ndërkaq, nuk është bërë e ditur se deri kur do të zgjasin punimet dhe të hapet rruga, porse në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se bllokimi do të vazhdojë deri në përfundimin e pastrimit dhe hapjen e rrugës.
Por, KosovaPress ka marrë informacione nga punëtorët e kompanisë së angazhuar për kryerjen e punimeve, se rruga pritet të lirohet pas rreth tre orësh.
Ky segment ka qenë i bllokuar disa herë më parë për shkak të punimeve të ngjashme.
Sipas njoftimeve të mëparshme nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më 27 nëntor të vitit 2024, kjo rruga u mbyll për rreth dy orë për shkak të minimeve të masave shkëmbore.
Gjithashtu, më 22 nëntor 2024, rruga u bllokua për mbi një orë për të mundësuar punimet në dy anët e saj.
Punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc kanë filluar në prill të vitit 2024, të ndara në tri llote, me një investim prej 21 milionë eurosh.