Bllokohet për pak çaste rruga që çon në Aeroport të Prishtinës, pjesëtarë të sigurisë e shoqëruan Thaçin
Është bllokuar rruga që çon për në Aeroport të Prishtinës si pasojë e masave të rrepta të sigurisë nga policia evropiane që operon në Kosovë, EULEX-i. Kjo në kontekstin e vizitës së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, te babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar për trajtim në QKUK. Rreth tri orë…

Lajme
Është bllokuar rruga që çon për në Aeroport të Prishtinës si pasojë e masave të rrepta të sigurisë nga policia evropiane që operon në Kosovë, EULEX-i.
Kjo në kontekstin e vizitës së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, te babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar për trajtim në QKUK.
Rreth tri orë e gjysmë zgjati vizita e Thaçit në QKUK te babai i tij.
Qindra qytetarë dolën në mbështetje të ardhjes së tij, me brohorima “UÇK”.