Bllokohen xhirollogaritë bankare në disa komuna, Ibrahimi: Bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve-duhet të marrë fund menjëherë

Komunës së Ferizajt, Lipjanit dhe disa komunave të tjera sot me 15 korrik i janë bllokuar xhirollogaritë bankare. Kështu ka deklaruar në një prononcim për lajmi.net, kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili ka ngritur shqetësimin se komunat dhe qytetarët po dëmtohen nga Qeveria e Kosovës. “Këto bllokime ndërlidhen me vendime përmbarimore, ato janë rezultat…

Lajme

15/07/2025 11:04

Komunës së Ferizajt, Lipjanit dhe disa komunave të tjera sot me 15 korrik i janë bllokuar xhirollogaritë bankare.

Kështu ka deklaruar në një prononcim për lajmi.net, kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili ka ngritur shqetësimin se komunat dhe qytetarët po dëmtohen nga Qeveria e Kosovës.

“Këto bllokime ndërlidhen me vendime përmbarimore, ato janë rezultat i mungesës së zgjidhjes nga niveli qendror për detyrimet që nuk janë krijuar nga vetë komunat, siç është rasti i kontratave kolektive. Komunat nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vendime që nuk i kanë marrë vetë. Bllokimi i komunave është bllokim i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe duhet të marrë fund menjëherë”, ka thënë Ibrahimi.

Derisa në fund i pari i AKK-së, ka kërkuar lirimin urgjent të xhirollogarive dhe zgjidhje të qëndrueshme ligjore dhe financiare, që mbron funksionimin e komunave dhe respektimin e autonomisë së pushtetit lokal. /Lajmi.net/