Bllokohen llogaritë e Telekomit dhe Postës, 2700 punëtorë mbesin pa paga

Punëtorët e Posttelekomit të Kosovës, kanë paralajmëruar se ata do të dalin në protesta si shkak se mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor të Postës i’u është mohuar paga mujore. Punëtorët e kësaj poste janë ankuar se ky vendim është jo njerëzor dhe përbën shkelje të drejtave të njeriut. “Siç…

Lajme

29/03/2024 14:54

Punëtorët e Posttelekomit të Kosovës, kanë paralajmëruar se ata do të dalin në protesta si shkak se mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor të Postës i’u është mohuar paga mujore.

Punëtorët e kësaj poste janë ankuar se ky vendim është jo njerëzor dhe përbën shkelje të drejtave të njeriut.

“Siç jeni ne dijeni nga datën 29.02.2024, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare për tu ju zhvatur miliona euro ashtu siç i janë zhvatur edhe ne te kaluarën. FSP-PTK ju ka bërë të qartë te gjitha institucioneve shtetërorë edhe me herët por edhe sot se përgjegjësia për një tentim shkatërrim e degradim te Telekomit te Kosovës është  komplet e tyre duke mos ndërmarr hapa për ndalimin e kësaj gjendje.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen edhe  mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor te Postes se Kosovës te cilëve po ju mohohet edhe paga mujore për te cilën punojnë dhe me te cilat mbajnë familjet e tyre. Pagat janë te garantuara me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ndërsa punëtoreve po ju cenohen nga vendimet arbitrare te individëve te korruptuar ne bashkëpunim me krimin e organizuar”, thuhet në e-mailin që u është dërguar punëtorëve të Telekomit.