Bllokohen kamionët mbi 20 tonë në autostrada, gjobiten kompanitë që shkelën ndalimin

Njësitë e trafikut dhe Drejtoria e Trafikut janë aktivizuar për monitorimin e qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për kufizimin e përkohshëm të lëvizjes së tyre në autostrada. Sipas vendimit të ministrisë, mjetet mbi 20 tonë nuk lejohen të qarkullojnë…

Lajme

11/08/2026 14:19

Njësitë e trafikut dhe Drejtoria e Trafikut janë aktivizuar për monitorimin e qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për kufizimin e përkohshëm të lëvizjes së tyre në autostrada.

Sipas vendimit të ministrisë, mjetet mbi 20 tonë nuk lejohen të qarkullojnë në autostrada gjatë orarit të përcaktuar, nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta.

Gjatë zbatimit të masës, ekipet e trafikut kanë monitoruar hyrjet e autostradave dhe kanë ndaluar automjetet që nuk e kanë respektuar kufizimin. Si pasojë, disa kompani janë gjobitur për mosrespektim të orarit të ndalimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kishte kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe ngasësit që t’i planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të respektojnë masën e vendosur.

Ndërkohë, kufizimi vlen vetëm për autostradat, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave mbi 20 tonë lejohet pa kufizime./Lajmi.net/