Bllokimi i Kuvendit, Haradinaj: Nuk shoh ndonjë ndryshim, Kurti me vetëdije po e mban peng

Deputeti i betuar i AAK-së, Daut Haradinaj është deklaruar para seancës së 48-të konstituive. Ai thotë se është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ai që me vetëdije po e e mban peng funksionalizimin e Kuvendit. “Sikurse edhe për çdo seance nuk shoh që do të ketë ndonjë ndryshim megjithatë ne jemi ktu edhe le ta…

Lajme

17/07/2025 11:15

Deputeti i betuar i AAK-së, Daut Haradinaj është deklaruar para seancës së 48-të konstituive.

Ai thotë se është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ai që me vetëdije po e e mban peng funksionalizimin e Kuvendit.

“Sikurse edhe për çdo seance nuk shoh që do të ketë ndonjë ndryshim megjithatë ne jemi ktu edhe le ta shohim. Unë mendoj që krejt Kosova është lodh edhe ne po i përsërisim fjalët e njëjta e kemi dhanë ni oferëtë jemi të gatshmë me votu në rast do të ketë mirkëuptim të ndryshimit të emrit të kandidatit nëse jo mbesim kshtu fatkeqësisht edhe një kohë. Por besoj se me vetëdije zoti Kurti është duke mbajtur këtë situatë peng, sepse nuk shoh arsye tjetër pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat, kur nuk janë numrat”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/