Bllokimi i kosovarëve në kufi nga Serbia, Hoxhaj: Provokim dhe sulm kundër popullit tonë
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare Kroaci-Serbi, bllokim ky nga dje. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare Kroaci-Serbi, bllokim ky nga dje.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u shpreh ai, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre!
Hoxhaj, tha se ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës.
“E dënoj sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre! Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës! @JosepBorrellF”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë dy fotografi dhe në shkrim ka etiketuar Josep Borrell.
I condemn the behavior of the serbian police at Croatia-Serbia border, who, since yesterday, without any reason, have stopped hundreds of women, men, children & the elderly, by taking their passports!This a sensless provocation & an attack against the people of 🇽🇰! @JosepBorrellF pic.twitter.com/BmX9gYUjVG
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 17, 2024