Bllokimi i foltores së Kuvendit, Rama: Humbës nuk është kush rrëzohet, por është ai që gërmon aty ku ra
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pas seancës së parë të Kuvendit gjatë së cilës opozita bllokoi foltoren. Kryeministri shkroi në rrjetin social “X” se bashkëbisedoi me ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila do të merret me Prokurimet Publike, shkruan ATSH. “Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pas seancës së parë të Kuvendit gjatë së cilës opozita bllokoi foltoren.
Kryeministri shkroi në rrjetin social “X” se bashkëbisedoi me ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila do të merret me Prokurimet Publike, shkruan ATSH.
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkroi Rama.
Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës XI sërish me protesta kundër qeverisë.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.
Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit.