Bllokimi i autobusëve në kufi, Kusari: Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka reaguar pas bllokimit të autobusëve në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ajo ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia. Veprimet e tilla, Kusari thotë se rrezikojnë jetë dhe dëmtojnë qytetarë të pafajshëm. “Dje, përfaqësuesit serbë në KiE kërcënuan se do të…

Lajme

17/04/2024 11:52

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka reaguar pas bllokimit të autobusëve në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia.

Veprimet e tilla, Kusari thotë se rrezikojnë jetë dhe dëmtojnë qytetarë të pafajshëm.

“Dje, përfaqësuesit serbë në KiE kërcënuan se do të tërhiqen nëse Kosova anëtarësohet. Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia. Veprimet e tilla si bllokimi i 300 udhëtarëve në kufirin mes Serbisë e Kroacisë që nga mëngjesi i hershëm rrezikon jetë dhe dëmton qytetarë të pafajshëm.”- ka thënë Kusari në platformën “X”.