Bllokadë totale në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë, shoferët parkojnë veturat “vend e pa vend”
Po vazhdon gjatë ditës e përcjellët me muaj të tërë, bllokadë totale nga parkimi jo i rregullt i veturave ndodh çdo ditë në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë. Shoferët e pandërgjegjshëm i parkojnë veturat e tyre në skajin e rrugës që paraqet telashe për lëvizjen e lirë në këtë rrugë. Madje banorët atje ankohen se…

Lajme
Po vazhdon gjatë ditës e përcjellët me muaj të tërë, bllokadë totale nga parkimi jo i rregullt i veturave ndodh çdo ditë në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë.
Shoferët e pandërgjegjshëm i parkojnë veturat e tyre në skajin e rrugës që paraqet telashe për lëvizjen e lirë në këtë rrugë.
Madje banorët atje ankohen se përveç bllokadës, shpeshherë i kanë dëmtuar edhe veturat e tyre si shkak se rruga ngushtohet shumë.
Qytetarët, gjithashtu i bëjnë thirrje Policisë së Kosovës që të merr masa serioze lidhur me këtë rrugë./Lajmi.net/