“Bllokada” për Presidentin, Kusari-Lila ia ngarkon opozitës: Po e ngushtojnë hapësirën për konsensus

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë bëri deklarata të ngjashme si të kryeministrit Albin Kurti dje në foltoren e Kuvendit, i cili akuzoi partitë opozitare se po punojnë për zgjedhje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri. Edhe Kusari-Lila tha se opozita po e ngushton hapësirën për…

Lajme

03/04/2026 12:03

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë bëri deklarata të ngjashme si të kryeministrit Albin Kurti dje në foltoren e Kuvendit, i cili akuzoi partitë opozitare se po punojnë për zgjedhje për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Edhe Kusari-Lila tha se opozita po e ngushton hapësirën për konsensus, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka propozuar dy anëtarë të saj të partisë për President, tha se po i radhitin lart prioritetet e qytetarëve.

“Kostoja oportune e shkuarjes në zgjedhje versus mos-shkuarjes në zgjedhje është e lartë dhe në kurriz të qytetarëve të Republikës. Sot kur kemi një seancë të jashtëzakonshme në raport me ngritjen e çmimeve dhe kërkesat e vazhdueshme për lehtësira që do të mund të lënë zbrazëtira në buxhetin e Kosovës, me vetëdije të plotë po angazhohen ose po punohet që të krijohet edhe një vakum tjetër në raport me procesin zgjedhor. Ajo çfarë pamë dje për prioritet e qytetarëve nuk përkonte me atë çka thuhej dhe me sjelljet që i patën disa përfaqësues të partive opozitare. Prej largimit nga salla të subjektit më të madh opozitar tek qasja dhe komunikimi i një drejtuesit të një subjekti tjetër opozitar tek mosvotimi i katër marrëveshjeve tjera ndërkombëtare disi nuk po e lënë përshtypjen e hapësirës dhe diskursit për bashkëpunim”.

“E kuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë e Grupit më të madh Parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti, por në rast të cenimit të këtij raporti në atë formë dhe mënyrë, hapësira për të pasë një konsensus të përbashkët po ngushtohet. Por, jo në kurriz të forcave politike, së pari të qytetarëve. Ne po mundohemi që t’i ngrisim më lart prioritet dhe për çfarë qytetarët kërkojnë nga ne të veprojmë, në këtë rast janë projektligjet dhe vendimet”.