“Bllokada e Kuvendit”, Ramabaja: Kriza është e natyrës politike dhe zgjidhja duhet të jetë e kësaj natyre

Analisti politik, Sadri Ramabaja ka thënë se cilado parti politike që merr mandatin e udhëheqjes së kryeministrit të vendit bën “vetëvrasje politike” nëse bashkëpunon me Listën Serbe. Ramabaja në Dukagjin, u shpreh se zgjidhja kryesore e Kuvendit të Kosovës është “ujdia e partive politike” për zgjedhjen e kreut dhe nënkryetarit, e pastaj shkuarja në zgjedhje të…

Lajme

28/04/2025 21:15

Analisti politik, Sadri Ramabaja ka thënë se cilado parti politike që merr mandatin e udhëheqjes së kryeministrit të vendit bën “vetëvrasje politike” nëse bashkëpunon me Listën Serbe.

Ramabaja në Dukagjin, u shpreh se zgjidhja kryesore e Kuvendit të Kosovës është “ujdia e partive politike” për zgjedhjen e kreut dhe nënkryetarit, e pastaj shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai shtoi se kriza e kuvendit është e “natyrës politike dhe zgjidhja e saj poashtu duhet të jetë e tillë.

“Dështoi një sigment i demokracisë liberale tek ne, kuvendi i Kosovës. Përgjegjësia është e gjithëve, por më së shumti e Lëvizjes Vetëvendosje. Ka kosto politike. Por duket koston politike duket se marrin parasysh PDK-ja e LVV. Vendi po shkon në zgjedhjet e jashtëzakonshme me pëlqimin e dy partive, edhe PDK edhe VV-së. Krejtësisht pozicion tjetër LDK, AAK e Nisma. Nuk kemi zgjidhje tjera. Nuk shohim mundësi tjetër.

Kriza është e natyrës politike, dhe zgjidhja do të jetë e natyrës politike. Do duhet një ujdi ose dakordim që formalisht që ta zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin. Le tës hkojmë zgjedhje. Edhe njëra, edhe tjetra palë s’garantojnë që i kanë 61 vota. S’ma mer mendja që ndonjëra parti politike që merr kryeministrin, bën vetëvrasjse politike duke marrë Listën Serbe në koalicion”, tha Ramabaja.