Blinken për luftimet në Izrael: SHBA dhe aleatët po punojnë urgjentisht për të liruar pengjet
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbajtur një konferencë për shtyp me kryeministrin e Katarit. Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj në të gjithë rajonin po “punonin urgjentisht” për të liruar pengjet. “Në të njëjtën kohë, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë. Izraeli ka të drejtën, detyrimin, të mbrojë…
Bota
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbajtur një konferencë për shtyp me kryeministrin e Katarit.
Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj në të gjithë rajonin po “punonin urgjentisht” për të liruar pengjet.
“Në të njëjtën kohë, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë. Izraeli ka të drejtën, detyrimin, të mbrojë popullin e tij dhe të përpiqet të sigurohet që Hamasi të mos përsërisë kurrë atë që bëri,” tha ai.
Blinken tha se ai i kërkoi Izraelit të marrë të gjitha “masat e mundshme” për të shmangur dëmtimin e civilëve.
Duke folur për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, ai tha se situata u ndërlikua nga Hamasi duke përdorur “civilët e pafajshëm si mburoja njerëzore”.
“Po i vendos ata në vende ku do të ekspozohen ndaj rrezikut, po i vendos në vende ku në fakt po përdoren për të mbrojtur zyrtarët e Hamasit ose pajisjet dhe infrastrukturën e tyre”, u shpreh Blinken.