Blindohet Britania e Madhe, e gjithë ushtria në rrugë

Sulmi i djeshëm terrorist në Mançester të Britanisë së Madhe ka ngritur në nivelin maksimal alarmin e sigurisë.

Bota

23/05/2017 23:30

Për këtë arsye, në rrugët e Britanisë së Madhe do të dalë ushtria për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Këtë fakt e ka pohuar Kryeministri e Britanisë së Madhe Theresa May sonte gjatë një konference për shtyp.

Ajo tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur dhe për këtë arsye ushtarët do të dalin në rrugë në vende strategjike.

Në sulmin e djeshëm terrorist në koncertin e Ariana Grande në Mançester humbën jetën 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë.