Bleu biletë për të ikur nga Kosova por i ra pishman: Skamje, veç kur ta blej një konop!

Sabri Haliti nga Prishtina thotë se ka vetëm pak miell në shtëpi. Thesin tjetër nuk e di si do ta blejë, pasi, sikur shprehet, asnjë gjë nuk i mbeti të shes, sikurse veproi pak kohë më parë.

Lajme

28/12/2014 21:37

“Dru s’kom ,telefonin e kom shit për buk, 70 euro social s’di ka mi çky”, thotë ai për Klan Kosova.
 
Për t’i ikur kësaj situate, një natë më parë mori një vendim të cilin e pati vështirë ta realizojë.
 
“Ni shok ma pagujti biletën me ik e me dal jashtë. Hypa në autobus po kur më ranë në mend këta fmi dola, qysh mi lon”, thotë ai.
 
Përveç skamjes, Sabriu ka edhe halle tjera. Nëna e fëmijëve të tij para katër vjetëve u sëmur, pasi nuk i përballoi një humbje që pësoi.
 
“Kur më vdiç djali 6-javësh, u smuva”, thotë gruaja e tij Gjezidja.
 
Pas kësaj, Haliti thotë se iu desh ta sjell në shtëpi gruan e dytë, për t’u kujdesur për tre fëmijët e tij.
 
“Un i laj e i shpërlaj, kur shkoj i marr me veti edhe te familja jeme”, thotë gruaja e tij e dytë, Selvija.
 
Sabriu, që shet hekura e kanaçe të mbledhura gjithandej, e kërkon një vend pune.
 
“Du me punu e jam në gjendje me dek në pun. Po u bo skamje e sum ka met tjetër veç me ble një konop e me furr veten”, thotë ai.
 
Për shkak të kësaj gjendje, në këtë familje nuk ka bredh të Vitit të Ri. Fëmijët këtu preferojnë ushqimet e domosdoshme, e jo dekorime që nuk hahen. /Klan Kosova/