Blerta Deliu para seancës: PDK-ja nuk do ta votoj Kryeparlamentarin e as Qeverinë
Sot pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë Kurti 3. Seanca konstituive pritet të përcaktojë përbërjen e re të organeve të Kuvendit, ndërsa mbetet të shihet nëse partia fituese do t’i ketë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i…
Lajme
Sot pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë Kurti 3.
Seanca konstituive pritet të përcaktojë përbërjen e re të organeve të Kuvendit, ndërsa mbetet të shihet nëse partia fituese do t’i ketë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i ketë votat e Partisë Demokratike të Kosovës për propozimet e partisë më të madhe në vend.
Deputetja e rizgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka deklaruar për “Front Online” se subjekti i saj politik nuk do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, si dhe nuk do të votojë pro formimit të Qeverisë së re.
“Jo, nuk do të votojmë”, tha shkurt Deliu.