Blerta Deliu ministre e Integrimeve Evropiane, Anila Statovci zëvendëse e saj?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se të hënën do të emërohen ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të Qeverisë së Kosovës.

Lajme

04/11/2016 20:25

“Do të ju tregoj shumë shpejt (emrat e ministrave të rinj). Është më shumë çështje e korrektësisë sepse nuk ka asgjë diskrete. Ne do t’i bartim ato emra tek kryeministri dhe shpresoj që të hënën do t’i kemi emrat e rinj”, u shpreh Veseli.

Lajmi.net merr vesh se deputetja Blerta Deliu-Kodra do të emërohet ministre e Integrimeve Evropiane në vend të Bekim Çollaku, i cili ka shkuar në presidencë.

Po ashtu burime të lajmi.net kanë thënë se zëvendëse e Blerta Deliut do të jetë Anila Statovci, aktualisht zëvendësministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Anila Statovci

Meqenëse PDK tanimë i ka bërë disa ndryshime gjatë muajve të fundit, bëhet e ditur se në këtë proces, përpos emërimit të ministrit të ri të Integrimeve Evropiane dhe do të emërojë e lëvizë pesë zëvendësministra.

Lajmi.net nuk ka mundur t’i konfirmojë zyrtarisht këto emërime. /Lajmi.net/