Blero realizon ‘cover’ këngën e Sabri Fejzullahut

Blero nuk po ndalet as në pandemi.

ShowBiz

14/04/2020 13:01

Ani pse pandemia COVID-19 ia ka prishur planet rreth projekteve të reja muzikore, Blero nuk u ndal tërësisht, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, solli një cover të ri, të këngës Sabri Fejzullahu.

Bëhet fjalë për hitin “Pse s’thash të du”, të cilën Blero e realizoi në një studio të improvizuar në këtë kohë pandemie.

“Pse sthash te du- Cover e legjendes @sabrifejzullahu_official
@fissii_ @edonavdiu_ per pik qefi ?? Studio e improvizuar ???”, ka shkruar Blero sipër videos.

Për ndryshe, kënga e fundit e realizuar me videoklip nga Blero Muharremi është “Harrova”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-74tu3JN3h/