Blero e përkrah Bay T në Big Brother VIP Kosova 3

Artisti i njohur, Blero Muharremi, ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë. Ai la përgjysmë garën, ndonëse një kohë të mirë e kaloi brenda, duke treguar një karakter të qetë dhe një anë tjetër të tij. E Big Brother VIP 3 veçse ka nisur, ndërkohë që brenda janë futur gjithsej…

ShowBiz

21/10/2024 18:13

Artisti i njohur, Blero Muharremi, ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë.

Ai la përgjysmë garën, ndonëse një kohë të mirë e kaloi brenda, duke treguar një karakter të qetë dhe një anë tjetër të tij.

E Big Brother VIP 3 veçse ka nisur, ndërkohë që brenda janë futur gjithsej 20 banorë.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Bay T, e cila po merr përkrahje në rrjete sociale.

Blero është një nga mbështetësit e Bay T, ku ka ndarë një postim në InstaStory, duke e parë edhe fituese të këtij formati.

Edhe pse është akoma herët, ky reality shou ka nisur me shumë zhurmë dhe debate ndërmjet konkurrentëve.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.