Blerim Salihu, djali i heroit Jashar Salihu, varroset të mërkurën në Botushë
Ceremonia mortore e Blerim Salihut, djalit të heroit të kombit, Jashar Salihu bëhet nesër në varrezat e fshatit Botushë të Gjakovës. I ndjeri Blerim Salihu humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Zvicër. Familja e heroit të kombit Jashar Salihu bën të ditur se varrimi i Blerim…
Lajme
Ceremonia mortore e Blerim Salihut, djalit të heroit të kombit, Jashar Salihu bëhet nesër në varrezat e fshatit Botushë të Gjakovës. I ndjeri Blerim Salihu humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Zvicër.
Familja e heroit të kombit Jashar Salihu bën të ditur se varrimi i Blerim Jashar Salihut, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Zvicër, do të bëhet të mërkurën, më 17 qershor 2026, në orën 17:00, në varrezat e reja të fshatit Botushë, në komunën e Gjakovës.
Përmes një njoftimi, familja ka shprehur mirënjohje për ngushëllimet e shumta të pranuara nga qytetarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët, si përmes pranisë së tyre, ashtu edhe nëpërmjet mesazheve, telefonatave dhe publikimeve në media e rrjete sociale.
Familja bëri të ditur se, pas përfundimit të procedurave për transferimin e trupit nga Zvicra në Kosovë, ceremonia e varrimit do të mbahet në Botushë.
E pamja për ngushëllime do të jetë e hapur nga dita e mërkurë deri të premten në odën e fshatit Botushë.