Blerim Reka: Kosova po bëhet një Banana Republikë

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel dhe profesori i të Drejtës Europiane, Blerim Reka thotë se liderët në Kosovë duhet të gjejnë zgjidhjen vetë dhe të mos presin ndërkombëtarët.

Lajme

14/11/2014 23:20

Reka thotë se pafuqia për t’i gjetur zgjidhjet vetë, tregon se Kosova nuk është e gatshme të jetë një shtet sovran. Ai ka thënë se një formë e tillë të jep të kuptosh se shteti po bëhet një Bana Republikë. 

“Kjo është një remineshencë apo një si të themi përvojë nga e kaluara kur zgjidhjet vinin në zarf dhe unë po them: filozofia e zarfit duhet definitivisht të harrohet, duhet të sillemi si shtet dhe si shtetarë. Duhet të sillemi si shtet sovran dhe si lidershp politik nëse me gjithë mend e mendojmë”. 

“Nëse ne çdo ditë themi se jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe çdo ditë sillemi si një etnitet autonom i ndërkombëtarëve apo një protektoriat ku ambasadat në Dragodan duhet të na tregojnë se çka duhet të bëjmë kjo atëherë nuk është shtet. Ky është atëherë një Republikë Banana e cila nuk i duhet askujt”, ka thënë Reka në emisionin “Argument Plus” në RTV21.