Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së, publikohet fotografia me Abdixhikun dhe Shalën

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuqi është larguar nga AAK për t’iu bashkuar LDK-së. Në një fotografi të publikuar nga mediumi lokal “Suhareka Express”, Kuqi shihet në krahë të kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhikut, kryetarit të degës së LDK-së, Ardian Shala dhe eksponentëve të tjerë të partisë, shkruan lajmi.net Kuqi do ta mbështesë Shalën…

Lajme

16/05/2025 16:58

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuqi është larguar nga AAK për t’iu bashkuar LDK-së.

Në një fotografi të publikuar nga mediumi lokal “Suhareka Express”, Kuqi shihet në krahë të kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhikut, kryetarit të degës së LDK-së, Ardian Shala dhe eksponentëve të tjerë të partisë, shkruan lajmi.net

Kuqi do ta mbështesë Shalën në zgjedhjet lokale që mbahen në fund të këtij viti.

LDK synon që ta rivalizoj AAK-në në komunën e Suharekës në zgjedhjet lokale./lajmi.net/