Blerim Destani xhiron film të ri
Blerim Destani është ndoshta aktori më i suksesshëm shqiptar. Ai është në vlugun e punës, pasi është duke e xhiruar filmin më të ri. Aktori shqiptar nga Maqedonia i ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke punuar në filmin më të ri. Përkrah tij shihet edhe aktori turko-gjerman, Erdogan Atalay. Destani…

ShowBiz
Blerim Destani është ndoshta aktori më i suksesshëm shqiptar. Ai është në vlugun e punës, pasi është duke e xhiruar filmin më të ri.
Aktori shqiptar nga Maqedonia i ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke punuar në filmin më të ri.
Përkrah tij shihet edhe aktori turko-gjerman, Erdogan Atalay. Destani e mban një armë në dorë dhe më poshtë shihet një çantë e mbushur me para.
Krahas filmave shqip, Destani ka një karrierë të bujshme edhe në filmat gjermanë, por karriera e tij ka nisur të shtrihet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, si çdo aktor tjetër, ëndërron që një ditë të jetë pjesë e elitës së filmit – Hollywoodit.