Blerim Bunjaku pjesë e shtabit teknik të Llapit
Llapi ka përforcuar shtabin e tyre teknik. Sipas njoftimit të klubit, Blerim Bunjaku u emërua si ndihmëstrajner i ekipit llapjanë. Ai ka një karrierë të bujshme, pasi ka qenë pjesë e disa ekipeve të tjera në të kaluarën. Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: “Në kuadër të organizimit të klubit dhe freskimit të shtabit…

Sport
Llapi ka përforcuar shtabin e tyre teknik.
Sipas njoftimit të klubit, Blerim Bunjaku u emërua si ndihmëstrajner i ekipit llapjanë.
Ai ka një karrierë të bujshme, pasi ka qenë pjesë e disa ekipeve të tjera në të kaluarën.
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit:
“Në kuadër të organizimit të klubit dhe freskimit të shtabit teknik me kuadro të reja, KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me trajnerin e mirënjohur, Blerim Bunjaku.
28 vjeçari i çertifikuar me licencën B të UEFA-s, në ekipin tonë vie pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit.
Për Bunjakun, kjo do të jetë eksperienca e dytë me Llapin, pasi dy vite më parë kishte drejtuar me mjaft sukses ekipin e Juniorëve si kryetrajner.
Kurse tash si ndihmëstrajner i parë i shtabit teknik, synon që përvojën e fituar tek klubet me nam si Liria e Feronikeli ta sjell edhe tek Llapi dhe me besimin e trajnerit Tahir Batatina të vazhdohet me punë e diciplinë drejt realizimit të objektivave të përcaktuara.
Bunjaku njihet për mentalitetin e çeliktë, angazhimin, punën profesionale dhe disiplinën e madhe në fushë dhe këto ishin disa nga arsyet se pse klubi ka vendosur për t’ia besuar pozitën e ndihmëstrajnerit.
Prezantimin e Bunjakut si pjesë të shtabit teknik e ka bërë kryetrajneri Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim me KF Llapin”./Lajmi.net/