Bleona reagon rreth fotos me ish-bashkëshortin (Foto)

Pas publikimit të një fotografie ku shihet këngëtarja Bleona Qereti me ish bashkëshortin e saj Ganiun, ajo ka reaguar se nuk ka të bëjë me diçka serioze dhe se dyshja tani janë vetëm miq.

ShowBiz

23/01/2016 21:56

Në një intervistë për ‘Blututh’, Bleona bën të ditur se foto e postuar nuk ka të bëjë me pajtimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Ajo ka treguar se marëdhënia e saj me Gani Bardhin nuk është ashtu siç duket në atë foto, gjithashtu ka treguar se ai mbetet njëri nga personat që u beson shumë.

“Pse nuk kam të drejtë të nxjerr memoriet e jetës time në Instagramin tim?! Marrëdhënia jonë tashmë është e një niveli tjetër, jo burrë e grua. Ai është një nga njerëzit që i besoj më shumë, pas familjes time. Por nuk bëhet fjalë për një rikthim”, tha Bleona.

Bleona gjithashtu ka folur edhe për marëdhënien e saj me Dalipin, duke shtuar se në mes tyre nuk mund të ketë asgjë. /lajmi.net