Bleona pjesë e ‘Euros of Hollywood’ në Bravo TV

Bleona Qereti so të jetë pjesë e një reality show që organizon televizioni amerikan Bravo TV.

ShowBiz

07/10/2014 16:49

Blerona Qereti po bën një hap të rendësishëm drejt famës Hollywoodiane. Ajo është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në emisionin ‘Euros of Hollywood’ që realizohet nga Bravo TV.

‘Euros of Hollywood’ është një reality show që tregon jetët e gjashtë Europianëve që po bëjnë rrugë shumë të mirë për një karierë të suksesshme në Hollywood.

Bleona në faqen e saj zyrtare ka konfirmuar lajme, derisa ka treguar se ajo është ndjerë shumë krenare që është shqiptare derisa është realizuar emisioni dhe në të gjitha episodat ajo bashkë me nënën dhe babain kanë folur shqip.

Shou do të fillojë të shfaqet më 3 nëntor në televizionin e famshëm amerikan Bravo TV, televizion ky në të cilin është shfaqur dhe ka arritur suksesin emisioni me Heidi Klum ‘Project Runway’.