Blanco pas martesës me Selenen: U martova me një princeshë të vërtetë të Disney-t

Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, ka ndarë së fundmi disa fotografi të reja nga ceremonia e tij e martesës me këngëtaren dhe aktoren e famshme, Selena Gomez. Në përshkrimin që shoqëronte postimin, ai shkroi me emocion: “U martova me një princeshë të vërtetë të Disney-t”. Në fotot që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit,…

ShowBiz

29/09/2025 08:53

Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, ka ndarë së fundmi disa fotografi të reja nga ceremonia e tij e martesës me këngëtaren dhe aktoren e famshme, Selena Gomez.

Në përshkrimin që shoqëronte postimin, ai shkroi me emocion: “U martova me një princeshë të vërtetë të Disney-t”.

Në fotot që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit, Selena shfaqet me një vello të gjatë dhe mbresëlënëse, e cila i jep pamjen e një princeshe moderne. Ajo duket rrezatuese, ndërsa buzëqesh pranë Benny-t, i cili nuk e fsheh lumturinë.

Çifti gjithashtu ka treguar për herë të parë unazat e tyre të martesës, duke i dhënë ndjekësve një vështrim më intim në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre.

Ky moment i veçantë ka emocionuar fansat në mbarë botën, të cilët kanë përmbytur rrjetet sociale me urime dhe komente dashamirëse për çiftin e ri.