BlackBerry punon në krijimin e një ore të mençur
BlackBerry thuhet se po punon në krijimin e një ore të mençur.

Auto & Tek
Apple, Samsung dhe Motorola nuk janë kompanitë e vetme që dëshirojnë të arrijnë sukses përmes pajisjeve të mençura veshëse.
BlackBerry, një krijues i celularëve që gjithmonë duket se vjen vonë në party, mund të jetë afër kalimit në botën e pajisjeve të mençura, transmeton Lajmi.net.
Kompania është aktualisht duke hulumtuar mundësinë e krijimit të platformave veshëse, duke përfshirë ora dhe syze të mençura.
Sipas CEO-s së kompanisë, John Chen, kompania do të punojë në lansimin e pajisjeve të mençura veshëse.
“Do të dëshiroja që të kemi kësi lloj pajisje”, tha Chen për Computerworld. “Është padyshim një zonë e jona e hulumtimit”, shtoi ai.
Përveç të përfolurave nëpër media të ndryshme, disa njerëz kanë postuar në Twitter atë se si do të mund të dukeshin pajisjet e BlackBerry.