“Bjonde dhe me sy blu”! Ronela lë pa fjalë me këtë paraqitje

Është njëra ndër artistet më energjike të skenës muzikore shqiptare.

ShowBiz

31/07/2018 13:41

Ronela Hajati është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën vjen si bjonde tejet atraktive.

E veshur me një fustan të zi, të ngushtë, Ronela ka dëshmuar edhe njëherë që ka të pasmet më seksi në estradë.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Ronela Hajati është “Do ta luj”, këngë e cila ka qenë shumë e komentuar për klipin e realizuar me skena qesharake, për të cilin zbuloi detaje në intervistën e saj për “Mirage”. /Lajmi.net/

Po un jam e mire,pse s’me don ti mu? Bjonde dhe me sy blu! ?

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

YouTube player