Biznesmeni i njohur Jusaj analizon ndikimin e konfliktit Izrael-Iran në tregun e karburanteve: Ndikon tek çmimet me pakicë

Konflikti që nisi katër ditë më parë në mes Izraelit dhe Iranit është duke vazhduar. Goditja që Izraeli si fillim i dha objektit bërthamor të Iranit më pas pasoi me reagime të shumta, e me goditje me dronë nga këta të fundit. Situata e krijuar në mes këtyre dy vendeve tanimë e bën “paksa” të…

Lajme

16/06/2025 14:48

Konflikti që nisi katër ditë më parë në mes Izraelit dhe Iranit është duke vazhduar. Goditja që Izraeli si fillim i dha objektit bërthamor të Iranit më pas pasoi me reagime të shumta, e me goditje me dronë nga këta të fundit.

Situata e krijuar në mes këtyre dy vendeve tanimë e bën “paksa” të pasigurt edhe qëndrueshmërinë e çmimeve të derivateve në kuadër të tregut global, duke ditur rëndësinë e tyre në prodhim e më pas furnizimin e shumë vendeve të botës.

E në lidhje me gjithë këtë, biznesmeni i njohur kosovar- pronari i rrjetit më të madh vendor të shitjes me pakicë të derivateve “Petrol Company”, Shkelzen Jusaj, ka analizuar thellësisht ndikimin që konflikti Izrael- Iran ka në tregun global të karburanteve.

Sipas Jusaj, tensionet në Lindjen e Mesme apo një nga rajonet kyçe për prodhimin dhe furnizimin me naftë tanimë kanë shkaktuar luhatje të menjëhershme në bursat ndërkombëtare.

Jusaj potencon se çdo destabilizim në këtë zonë përkthehet me pasiguri të furnizimit, gjë që menjëherë ndikon në rritjen e çmimeve me shumicë dhe më pas tek konsumatori final.

Jusaj vlerëson se menaxhimi i kujdesshëm i stoqeve dhe lidhjet stabile të furnizimit janë thelbësore për të mbajtur stabilitetin e çmimeve në tregun vendor, dhe shton se Petrol Company, si kompani lidere me kapital 100% vendor, po angazhohet që të minimizojë ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë tek konsumatori në Kosovë.

Biznesmeni Jusaj deklaroi gjithashtu se Brent Crude po luhatet në mes të nivelit 73-75 dollarë për fuçi, duke u konsiliduar pas një rritje prej 10 deri në 13 për qind, krahasuar me të dhënat e javës së kaluar.

Sipas Jusajt sulmet izraelite mbi infrastrukturën energjetike iraniane (depot, rafineri, gazë), ndonëse pa ndërprerje reale të eksporteve, kanë rritur paqëndrueshmërinë në këtë fushë.

“Kërcënimi për bllokim të Ngushticës së Hormuzit nga Irani ka shkaktuar shqetësim për ndërprerje globale – mjaft për të shtuar çmime mbi $100/fuçi në skenarët ekstreme” thotë ai.

Jusaj potencoi se përditësimet e fundit tregojnë se tregu po rigjen ekuilibrin e ri me çmimet në rënie të lehtë në 73.4 dollarë për fuqi dhe sipas tij për momentin, ekziston furnizim i papenguar, ndërkohë që OPEC+ dhe prodhues të tjerë janë të gatshëm për të kompensuar çfarëdo ndryshime të mundshme .

Më tutje biznesmeni kosovar thotë se rritja e çmimeve pritet të përkthehet në rritje edhe të çmimeve me pakicë për karburant, me efekt në inflacion global.

Sipas tij, në parashikimet afatshkurta do të ketë luhatje të çmimit nga 72 deri në 80 dollarë për fuçi, por nëse konflikti zgjat më shumë se 1 muaj atëherë çmimet  mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi.

Sa i përket ndikimit lokal në Kosovë Jusaj thotë se çmimet me pakicë në Kosovë pritet të reagoj menjëherë, dhe te ketë një stabilizim brenda 1–2 javësh pas çdo tendence të fortë në tregun ndërkombëtar.

“6. Ndikimi Lokal në Kosovë-Çmimet me pakicë në Kosovë pritet të reagoj menjëherë, dhe te ket nje stabilizim brenda 1–2 javësh pas ç’do tendence të fortë në tregun ndërkombëtar”.

Sipas tij, nëse çmimi naftës kalon 80 dollarë për fuçi, çmimi i derivateve do të rritet deri në 10 %.

“Llogaritja e vetme: rritje prej 5‑10% në çmimin e karburantit, nëse Brent kalon $80-fuçi”./Lajmi.net/