Biznesmenë turq interesohen për investime në Gjakovë

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot për vizitë një delegacion me përfaqësues të biznesit nga Turqia, të cilët ishin për të parë nga afër mundësitë e investimeve në këtë komunë.

Lajme

18/05/2015 20:19

Sipas një komunikate për media, në këtë takim morën pejsë përfaqësues nga industria e tekstilit, lëkurës, si dhe të ndërtimtarisë e të arsimit.

Biznesmenët turq u njoftuan me mundësitë që ka Gjakova për zhvillimin ekonomik duke konsideruar një numër të madh lehtësirash në fushën e biznesit që e bëjnë këtë komunë si një vend të përshtatshëm për investime të huaja direkte.

Mimoza Kusari-Lila prezantoi komunën e Gjakovës si njërën ndër komunat me një potencial mjaft të madh si në fushën e kapitalit njerëzor ashtu edhe në burime gjeografike, si dhe degët e shumta industriale që mund të zhvillohen në këtë komunë. /KosovaPress/