Bizneset, të zhytura në borxhe

Normat  e larta të kredive dhe sfidat që lidhen me rendin dhe ligjin, nuk premtojnë tren pozitiv të zhvillimit ekonomikë. 

Lajme

29/07/2014 11:18

Bizneset e Kosovës, aktualisht janë duke punuar vetëm për të mbuluar obligimet që kanë ndaj bankave, shprehet Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Bizneset kosovare janë kredimarrësit më të mëdhenj në Kosovë dhe rrjedhimisht më të

kërcënuarat nga kriza ekonomike, vlerësojnë ekspertët, shkruan Koha Ditore.

Rreth 60 për qind apo një miliard e 248 milionë euro kredi janë lëshuar për interes të ndërmarrjeve afariste.

Vetëm 40 për qind e kredive janë marrë nga ekonomitë familjare, që shprehur në numra i bie rreth 583 milionë euro.

Normat e larta të kredive për biznesin dhe sfidat tjera që lidhen me rendin dhe ligjin, sipas Gërxhaliut paralajmërojnë trend negativ, apo në variantin më të mirë, “status quo” të zhvillimit ekonomik.

“Derisa të mos kemi sundim të rendit dhe ligjit, është e pamundur të zbriten kamatat, është e pamundur të gjenden alternativa të tjera për financim. Në mungesë të rendit dhe ligjit po dëmtohet edhe më tepër sektori privat”, ka thënë ai.

“Edhe nëse ekonomia bëhet tani prioritet i prioriteteve, nëse nuk ka rend dhe ligj prapë është një frazeologji që Kosovën do ta përcjellë nga viti në vit pa ndonjë zhvillim”, ka thënë Gërxhaliu.