Bizneset protestojnë sot, kërkojnë shtyrjen për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë

Organizatat e bizneseve në Kosovë kanë paralajmëruar protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor me kërkesën themelore që vendimi të shtyhet për një vit. Protesta pritet të mbahet në ora 11:00, deri në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë,…

Lajme

11/06/2025 08:29

Organizatat e bizneseve në Kosovë kanë paralajmëruar protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor me kërkesën themelore që vendimi të shtyhet për një vit.

Protesta pritet të mbahet në ora 11:00, deri në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

“Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë”, u tha dje në njoftimin e OEK-ut.