Bizneset protestojnë sërish më 11 qershor në sheshin “Skënderbeu”
Bizneset në Kosovë do të protestojnë sërish më 11 qershor kundër vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë. Ky vendim është marrë gjatë një mbledhjeje të zhvilluar mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve, të cilët kanë deklaruar se kanë filluar të ndiejnë pasojat negative të këtij vendimi, që ka hyrë në fuqi…

Lajme
Bizneset në Kosovë do të protestojnë sërish më 11 qershor kundër vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë.
Ky vendim është marrë gjatë një mbledhjeje të zhvilluar mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve, të cilët kanë deklaruar se kanë filluar të ndiejnë pasojat negative të këtij vendimi, që ka hyrë në fuqi më 1 qershor.
Nesër në ora 11:00 do të ketë protestë në sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë si shkak i rritjes së çmimi të energjisë që tashmë prek biznese.
Oda Ekonomike e Kosovës thotë se asnjë biznes nuk është kundër daljes në treg të lirë, por kërkojnë një hapësire për fazën e trazicionit./Lajmi.net/