Bizneset nga Kosova dhe Serbia takohen të shtunën në Graçanicë

Dhoma Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë, do të mbajnë një takim të shtunën në Graçanicë.

Lajme

07/05/2015 19:16

Ky takim i parë i këtij lloji, i cili do të mbahet më 9 maj (Ditën e Europës), do t’i mbledhë mbi 70 sipërmarrës dhe kompani nga dy vendet.

Kompanitë kryesore që do të marrin pjesë në këtë konferencë janë, Elkos, Albakos, Devolli Coorporation nga Kosova ndërsa nga Serbia do të jenë MK grup, Viktorija grup, Aseko si, Imlek, Bmbi, Knjaz Milosh etj, transmeton lajmi.net.

Ndërmarrësit do të kenë mundësinë që në Graçanicë të flasin për përmirësimin e bashkëpunimit.

Siç është paralajmëruar, në pjesën plenare do të flasin kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe homologu i tij serb, Marko Çadezh.(lajmi.net)