Bizneset kosovare protestojnë për taksën në Rrugën e Kombit

Taksa rrugore që ka nisur të zbatohet në “Rrugën e Kombit”, me vendim të Qeverisë së Shqipërisë, ka ngjallur reagime te bizneset kosovare.

Lajme

28/03/2018 10:50

Kështu disa prej kompanive nga Kosova, kanë vendosur sot që të protestojnë në pikën kufitare të Vërmicës, njofton Klan Kosova.

Ata po shprehin pakënaqësitë e tyre, lidhur me çmimin e vënë, çka thonë se i dëmton që të operojnë në treg.

Mauna të kompanive të ndryshme janë varguar në pjesën e Kosovës, duke refuzuar që të futën në pjesën e Shqipërisë, pasi nga kjo javë duhet të paguajnë ekstra taksa për qasjen në autostradë.