Bizneset e Kosovës rrisin tregtinë me Maqedoninë e Veriut e ngulfaten nga Serbia

Kosova u bë anëtare fuqiplotë e CEFTA-s në korrik 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim. Shkëmbimi tregtarë me vendet anëtarë vazhdon të jetë favor të importit, derisa eksperti po rritet më hapa të vegjël.

Lajme

07/02/2022 20:40

Serbia vazhdon të jetë në krye të listës për importin e mallrave nga gjashtë vendet e CEFTA-së, shkruan lajmi.net.

Kosova importoi mallra në janar të këtij viti në vlerë prej 36.5 milionë euro nga gjashtë vendet e CEFTA-së.

Sipas raportit të Doganës së Kosovës për mujonin janar 2022, që e ka parë lajmi.net, nga Serbia u blenë mallra në vlerë prej 13 milionë e 634 mijë euro. Nga Shqipëria 10. 5 milionë euro. Nga Maqedonia e Veriut 8. 6 milionë euro. Nga Bosnje dhe Hercegovina 3.1 milionë. 553 mijë euro nga Mali i Zi, dhe 6392 mijë euro nga Moldavia.

Në këto gjashtë vende, Kosova ka ekspertuar mallra në janar në vlerë prej 13. 3 milionë euro. Bilancin më të mirë e mbanë me Maqedoninë e Veriut ku u shitë mall në vlerë prej 7 milionë euro. Pastaj në Shqipëri 3.1 milionë euro dhe në Serbi 2.1 milionë euro. /Lajmi.net/