BIZARRE: Objekte të dizajnuara që të duken sikur mish |FOTO|

Ka diçka të padurueshme në shikimin e objekteve normale të bëra nga lëkura po dhjami.

Fun

21/08/2015 11:17

Nuk mund t’a imagjinoni se një parë këpucë apo një ulëse e shqyer mund t’ju sjellin një ndjenjë kaq të fuqishme të gërdisë. Por artisti kinez Cao Hui ka gjetur një mënyrë për t’i krijuar objektet e përditshmërisë në një formë që ato të takohen me mos-besimin dhe konfuzitetin.

Seria e këtyre veprave të artit nga artistit kinez Cao Hui, e titulluar ‘Temperatura Vizuele’ në fakt nuk përdorë mish të vërtetë. Edhe pse objektet që ai i krijon, duken, lëvizin, dhe të japin ndjesinë sikur janë mish i vërtetë. Por ky art tej-realist është i bërë nga një përzierje e fibrave plastik dhe gomë.

Edhe pse Hui ka shumë adhurues të artit të tij, ky origjinalitet i pa-diskutueshëm dhe imagjinatë e çmendur, shumë prej tyre u’a ka çrregulluar stomakun, qëllim i cili duket të ketë qenë i artistit. /lajmi.net