Bixhoz ilegal në zemër të Zubin Potokut – Policia konfiskon dhjetëra pajisje dhe shuma parash
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të koordinuar kundër organizimit të lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut. Më 15 janar 2026, gjatë veprimeve operative të zhvilluara rreth orës 15:00–15:15, zyrtarët policorë kanë shoqëruar në stacion policor tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të koordinuar kundër organizimit të lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.
Më 15 janar 2026, gjatë veprimeve operative të zhvilluara rreth orës 15:00–15:15, zyrtarët policorë kanë shoqëruar në stacion policor tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi në lokalet e tyre dyshohet se kishin organizuar veprimtari të paligjshme të bixhozit, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit në këto lokale, Policia ka sekuestruar pajisje të ndryshme që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, përfshirë aparate bixhozi, shtëpiza kompjuterike (PC), monitorë, printerë, televizorë, një DVR, si dhe mjete financiare në vlera prej 71.140 dinarësh serbë dhe 90 euro.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet do të trajtohen sipas procedurave ligjore përkatëse.
Raportet e plota për aksionet në tri lokacione:
INCIDENTET KRIMINALE
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ TË PALIGJSHËM
· Zubin Potok 15.01.2026 – 15:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një aparat i lojërave të fatit, një printer dhe disa gjëra që lidhën me veprën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Zubin Potok 15.01.2026 – 15:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë PC, katër printer, katër monitor, një DVR, 71.140 dinarë (para të Serbisë), 90€ dhe disa gjëra që lidhën me veprën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Zubin Potok 15.01.2026-15:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit-bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuterike, tre TV monitor, një printer dhe një monitor kompjuteri të cilët shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /lajmi.net/