Bitcoin po shkon drejt kollapsit
Monedha virtuale Bitcoin është ende duke u rikuperuar nga rënia e papritur, ndërsa ekziston frika se hakerët koreano jugorë kanë sulmuar monedhën.
Auto & Tek
Ekonomisti i njohur dhe nobelisti Robert Schiller ka deklaruar se “nuk e di se çfarë po ndodh me monedhën virtuale gjatë ditëve të fundit”, ndërsa ka paralajmëruar se Bitcoin së shpejti do të kollapsitë, transmeton portali arbresh.info
“Nuk ka vlerë farë, nëse nuk ka një konsesus të përbashkët. Gjërat e tjera si ari për shembull do të ishin disi të vlefshme nëse njerëzit nuk i shohin ato si investim”, tha ai.
Gjatë një interviste për CNBC, ai tha se kjo kohë ia kujton maninë e Tulipanëve në Hollandë gjatë viteve 1640. Pyetja është se si kollapsi ai lloj biznesi? Ne ende paguajmë për tulipanë dhe ndonjëherë ato bëhen më të shtrenjta.
“Bitcoin mund të kollapsitë dhe të harrohet dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë”, tha ai.