lajmi.net

Bislimi:Në gatishmëri për përmbushjen e standardeve të BE-së për anëtarësim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Poloni, ka vijuar me një takim të përbashkët me deputetë të Parlamentit të Polonisë, anëtarë të grupit parlamentar Poloni-Ballkan. Pjesëmarrës ishin kryesuesi i këtij grupi parlamentar Tomasz Glogowski, zëvendëskryesuesi Szymon Szynkowski Vel Sek, dhe anëtari Krzysztof Sobolewski. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit,theksohet se zëvendëskryeministri Bislimi ka…

Lajme

21/11/2024 22:44

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Poloni, ka vijuar me një takim të përbashkët me deputetë të Parlamentit të Polonisë, anëtarë të grupit parlamentar Poloni-Ballkan. Pjesëmarrës ishin kryesuesi i këtij grupi parlamentar Tomasz Glogowski, zëvendëskryesuesi Szymon Szynkowski Vel Sek, dhe anëtari Krzysztof Sobolewski.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit,theksohet se zëvendëskryeministri Bislimi ka shprehur vullnetin e gatishmërinë e qeverisë për thellim të marrëdhënieve me Poloninë, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe zgjerimin e potencialit të bashkëpunimit dhe investimeve.

“Ai përmendi dhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit në fusha si shkëmbimi tregtar, siguria e mbrojtja dhe kultura. Më tej, shtoi synimet e Kosovës në lidhje me anëtarësimin në BE, NATO dhe Këshill të Evropës, si objektiva të rëndësishme dhe kontribuuese në avancimin e zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftim.

Bislimi mes tjerash ka folur edhe për procesin e anëtarësimit në BE, duke bërë me dije se institucionet e Kosovës qëndrojnë në gatishmëri për përmbushjen e standardeve.

“Veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, theksoi aplikimin e Kosovës të dhjetorit të vitit 2022 dhe nevojën për hapa të rëndësishëm përpara, me pranimin e pyetësorit, vlerësimin në baza meritokracie, dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, për çka institucionet tona qëndrojnë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e afateve dhe standardeve të vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, deputetët polakë kanë shfaqur perspektivën për marrëdhënie më të fuqishme me Kosovën.

“Kryesuesi i Grupit Parlamentar Poloni-Ballkan, Tomasz Glogowski, shprehu rëndësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Polonisë, ndërsa nënkryetari Szymon Szynkowski Vel Sek, teksa rikujtoi vizitën e tij në Kosovë në vitin 2022 dhe takimin me zëvendëskryeministrin Bislimi, theksoi sesa kanë avancuar vitet e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe rrugën përpara në thellimin e tyre”, vijon njoftimi.

LM