Bislimi takoi diplomaten amerikane: U diskutua për Planin e Rritjes dhe situatën politike në vend
Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar sot të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Siç ka njoftuar ZKM, në takim u bisedua mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend, gjersa mes tjerash u diskutua dhe mbi Planin…

Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar sot të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Siç ka njoftuar ZKM, në takim u bisedua mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend, gjersa mes tjerash u diskutua dhe mbi Planin e Rritjes.
“Për Planin e Rritjes zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria po vijon punën në avancimin e zbatimit të reformave ku ministritë e linjës mbeten të angazhuara maksimalisht. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi znj. Prattipati për takimin e bisedën, duke shprehur mirënjohen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Lajmi.net/