Bislimi: Serbia po bllokon funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar përmes refuzimit të regjistrimit të kryetarit të ri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot ka njoftuar se Serbia po e tenton bllokimin e ndihmave që Kosova po i dërgon Luginës së Preshevës dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, përmes refuzimit të regjistrimit të kryetarit të ri. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar të dyja këto janë ndërhyrje politike, shkelje e të…

Lajme

04/02/2025 16:31

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot ka njoftuar se Serbia po e tenton bllokimin e ndihmave që Kosova po i dërgon Luginës së Preshevës dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, përmes refuzimit të regjistrimit të kryetarit të ri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar të dyja këto janë ndërhyrje politike, shkelje e të drejtave të shqiptarëve dhe shfaqje haptazi e diskriminimit të regjimit serb ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, këto veprime të shtetit serb nuk janë të izoluara, por pjesë e një strategjie të vazhdueshme për të diskriminuar shqiptarët e Luginës, për të bllokuar zhvillimin e tyre ekonomik dhe për të minuar institucionet e tyre legjitime.

“Ndihma e Kosovës për shqiptarët e Luginës është legjitime gjersa fondet përveçse janë transparente, përbëjnë dhe mbështetje të drejtë e të nevojshme. Ndërsa bllokada ndaj funksionimit të KKSh-së, është veprim që nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është një ndërhyrje politike me qëllim që Këshilli të mbetet jofunksional dhe i pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Kjo është një përpjekje e hapur për të kontrolluar institucionet shqiptare dhe për të shuar çdo zë të pavarur që kundërshton politikat diskriminuese të Serbisë. Serbia dëshiron që shqiptarët të mos kenë zë dhe përfaqësim. Nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi.

Ai ndër të tjera ka shkruar se, Qeveria e Kosovës nuk do të ndalë së përkrahuri shqiptarët e Luginës, pavarësisht pengesave nga ana e Serbisë, por përkundrazi sipas tij do e rrisim mbështetjen vit për vit, ashtu siç edhe kemi bërë gjatë këtij mandati.

“Gjithashtu edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve, e tentativave të radhës për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga regjimi shtypës serb”, ka shtuar Bislimi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: