Bislimi: Krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të Kadaresë, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka përmendur disa nga veprat kryesore të Kadaresë, të cilat i ka quajtur “testamente letrare”. “Kështjella, Kronikë në gur, Pallati i Ëndrrave, Prilli i thyer, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur,…

Lajme

01/07/2024 10:48

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka përmendur disa nga veprat kryesore të Kadaresë, të cilat i ka quajtur “testamente letrare”.

“Kështjella, Kronikë në gur, Pallati i Ëndrrave, Prilli i thyer, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Mosmarrëveshja. Këto janë vetëm disa nga qindra testamentet letrare që po lë pas pena e artë e shkronjës shqipe, Ismail Kadare. Krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave. Për ta lexuar e kujtuar, vlerësuar e çmuar. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë: