​Bislimi e Sorensen diskutojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Bislimi dhe Sorensen diskutuan rreth zbatimit të marrëveshjeve të nivelit teknik e poashtu edhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit…

Lajme

24/04/2025 14:39

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Bislimi dhe Sorensen diskutuan rreth zbatimit të marrëveshjeve të nivelit teknik e poashtu edhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas zyrës së kryeministrit ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sorensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre.

Derisa Sorensen tha se vizita e tij në Kosovë është në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij. Pas takimit me kreun e ekipit negociator të Kosovës, zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, diplomati danez tha se do udhëtojë për në Beograd.