Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sipas saj,Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në ShBA, të ish-presidentit, Donald…

Lajme

29/06/2024 17:13

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas saj,Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në ShBA, të ish-presidentit, Donald Trump.

Biserko është pesimiste se do të ketë progres në dialog, pavarësisht takimeve të mundshme të nivelit të lartë por edhe të kryenegociatorëve në Bruksel. Ndërkaq, thekson se perëndimi nuk po e shtynë Serbinë të përmbushë kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Biserko për KosovaPress, kërkon nga Bashkimi Evropian që të ketë fokus dialogun edhe pas zgjedhjes së strukturave të reja në union.

Ajo shton se në rrethanat aktuale ka potencial për një krizë dhe tension mes palëve.

Sipas saj, sulmi terrorist i vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, e dëshmon një gjë të tillë.

Ajo thekson se bashkësia ndërkombëtare duhet të shohin potencialin e destabilizimit që vjen nga Beogradi, pasi siç thotë perëndimorët nuk po shtyjnë Serbinë të përmbush kërkesat sa i përket vënies para drejtësisë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjska.

Krahas këtyre, aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi e konsideron të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.